Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka izoluar 15 kilogramë djathë “Mozzarella Bufalo” nga Italia, të importuar nga Premio SHPK, për shkak të dyshimit për praninë e aflatoksinës M1.
Djathi është prodhuar nga Caseificio Coop “La Contadina” dhe do të nisë procesi i asgjësimit.
AUV nënvizon se veprimi synon garantimin e sigurisë ushqimore, ndërsa agjencia vazhdon të monitorojë tregun për ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt për konsumatorët.




