Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur se të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në Kosovë në vjeshtën e vitit 2027.
Ai tha se ka nisur trajnimi i stafit korrektues sipas sistemit danez dhe se shumica e stafit do të trajnohet në Danimarkë.
Dibrani theksoi se në këtë burg nuk do të vendosen të burgosur me rrezikshmëri të lartë apo të dënuar për terrorizëm dhe se Kosova nuk ka interes për marrëveshje të ngjashme me shtete të tjera.
Ai foli edhe për investimet e planifikuara në burgje, parandalimin e kontrabandës dhe përfshirjen e të burgosurve në programe rehabilituese, duke theksuar se siguria dhe risocializimi mbeten prioritet.




