Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla, në emisionin Politiko tha se nuk mund të japë propozime apo gjykime pa parë dokumentet dhe faktet për rastet e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo theksoi se qëndrimi i saj ndaj drejtësisë është i qartë dhe se nuk do të dëshironte që këto çështje të trajtoheshin në Hagë për shkak të imazhit negativ të këtij institucioni.
Gërvalla kujtoi se gjatë kohës si Ministre e Jashtme ka garantuar mbështetje institucionale për trajtimin e rasteve dhe familjarët, duke respektuar mandatin e institucioneve.
Ajo shtoi se është joprofesionale të flasë për detaje të proceseve të mëparshme pa informacion dhe dokumentacion të verifikuar.




