Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e prekur nga vërshimet që të dorëzojnë kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
Paraqitja me kohë e dokumentacionit të plotë do të mundësojë nisjen e verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve sa më shpejt.
Dokumentet duhet të dorëzohen në sportelet e komunës, ndërsa autoritetet lokale garantuan përkushtim në trajtimin e çdo kërkese.





