Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk reflekton realitetin politik në vend.
Në një postim në Facebook, Hamiti ironizoi mbështetjen qytetare për Albin Kurtin, duke thënë se nga rezultati duket sikur sanksionet e BE-së, pezullimi i fondeve dhe kritikat ndërkombëtare i janë faturuar opozitës e jo Qeverisë Kurti.
Ai shtoi se përgjegjësia për shkeljet kushtetuese, keqqeverisjen dhe korrupsionin po bartet padrejtësisht te opozita, ndonëse, sipas tij, këto i përkasin qeverisjes aktuale.




