Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 12 ligje të miratuara në seancën plenare të dhjetorit 2024, duke vlerësuar se procedura e ndjekur nga Kuvendi nuk ka qenë e rregullt.
Lidhur me këtë vendim, koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër, duke akuzuar gjyqtarët e Kushtetueses për ndikim politik dhe varësi nga partitë opozitare. Ajo ka kritikuar gjithashtu vonesën mbi njëvjeçare të Gjykatës për të marrë vendim, duke theksuar se afati ligjor për vendimmarrje ishte tre muaj.
“1 vit e 1 muaj i mbajti të ngujuara dhjetëra ligje të seancës plenare të 5 dhjetorit 2024 Gjykata Kushtetuese. Afati ishte maksimumi 3 muaj, por priti katër palë zgjedhje dhe të gjitha numërimet e votave,” ka shkruar Mihali, duke shtuar se, sipas saj, gjyqtarët reagojnë vetëm kur opozita nuk arrin mbështetje elektorale.




