Gazeta italiane Huffingtonpost.it i ka kushtuar sot një shkrim gjyqit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që po zhvillohet prej vitesh në Gjykatën Speciale të Hagës.
Gazetari Mauro Suttora e krahason situatën me një skenar hipotetik, ku ish-presidenti italian Alessandro Pertini do të burgosej në vitin 1970 për veprime të partizanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e cilësuar një gjë të tillë si “surreale”.
Sipas shkrimit, e njëjta padrejtësi po i ndodh Thaçit, ish-udhëheqës i rezistencës kundër Serbisë dhe një nga figurat kyçe të shtetformimit të Kosovës, i cili prej pesë vitesh ndodhet në paraburgim në Holandë.




