Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, publikoi një foto nga vërshimet në Skenderaj me mbishkrimin “Cofni tash”, duke theksuar se kjo nuk është thjesht një foto, por reflektim i urrejtjes së kultivuar ndër vite.
Sipas saj, populli nuk u përça vetë, por nga politika e fëlliqur, individë pa busull morale dhe zëra të papërgjegjshëm që përdorën urrejtjen për pushtet dhe klikime. Musliu kritikoi normalizimin e talljes dhe mungesën e empatisë, duke thënë se fatkeqësitë tash shihen si “humor” ose kapital politik.
Ajo përfundon duke theksuar se populli ka nevojë për pastrim moral nga gjuha e urrejtjes, jo për më shumë përbuzje.





