Një grua nga Graçanica ka raportuar në Policinë e Kosovës se më 8 janar 2026 ka nxjerrë nga bankomati një kartëmonedhë 100 eurosh, të cilën dyshon se është falsifikuar.
Autoritetet e kanë sekuestruar kartëmonedhën për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa për rastin është informuar edhe prokurori kompetent.




