Gjatë muajit dhjetor, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 268 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të përqendrohen plotësisht në vozitje dhe të shmangin shpërqendrimet, pasi edhe një moment pakujdesie mund të shkaktojë pasoja serioze për jetën e njerëzve.




