Policia e Kosovës njofton se pas vërshimeve të fundit në veri të vendit, gjendja e sigurisë dhe rendit publik po monitorohet vazhdimisht.
Vërshime janë regjistruar në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, ndërsa në fshatin Beluçe të Leposaviqit një urë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmtimeve dhe rrezikut për sigurinë.
Në Mitrovicë të Veriut janë evakuuar katër familje nga shtëpitë e përmbytura.
Situata vlerësohet e menaxhueshme dhe Policia, në koordinim me institucionet tjera, mbetet e angazhuar për mbrojtjen e qytetarëve.




