Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të mos e shqyrtojë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me votat e ardhura me postë pas 29 dhjetorit 2025, duke e cilësuar atë si të paraqitur jashtë afatit ligjor.
Paneli, i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Pasuli, Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj, vlerësoi se ankesa nuk është dorëzuar brenda afatit 48-orësh të paraparë me ligj.
PDK kishte kërkuar që KQZ-ja të anulonte dhe përjashtonte nga numërimi të gjitha fletëvotimet e pranuara pas 29 dhjetorit, përfshirë ato të 2 dhe 5 janarit 2026, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.




