Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha banesat dhe gjëja e gjallë e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen.
Ai theksoi se janë investuar 11 milionë euro në emergjenca civile dhe se mobilizimi i institucioneve qendrore e lokale do të vazhdojë pa ndërprerje deri në tejkalimin e situatës. Rama u bëri thirrje edhe deputetëve që të qëndrojnë pranë qytetarëve të prekur.




