Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe ish-udhëheqësi i zyrës ligjore, Venhar Hana, dyshohen se kanë përfituar kundërligjshëm nga 25 mijë euro neto secili, përmes dokumenteve me përmbajtje të rreme.
Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe është pjesë e një aksioni më të gjerë hetimor.
Sipas Policisë, ekziston dyshimi për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, ndërsa disa pretendime të tjera janë hedhur poshtë nga prokuroria.




