Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas sulmit rus me raketë balistike mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.
Ajo e konsideron këtë një përshkallëzim serioz që kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike, duke bërë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës.
Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.




