Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se institucionet e emergjencës janë angazhuar maksimalisht për menaxhimin e vërshimeve dhe zjarreve ditëve të fundit.
Ai tha se zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë u lokalizua falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna, ndërsa AME ka nisur hetimet për shkaqet e tij.
Sveçla shtoi se po punohet edhe për përballimin e vërshimeve dhe falënderoi zjarrfikësit, FSK-në dhe ekipet e kërkim-shpëtimit për angazhimin e tyre.




