Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shfuqizuar 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti. Ai e cilësoi këtë vendim si një triumf të rendit kushtetues dhe të ligjshmërisë në vend.
Tahiri bëri të ditur se, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së në legjislaturën e kaluar, më 5 dhjetor 2024 kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e kontestuara, të cilat tashmë janë shpallur antikushtetuese. Sipas tij, shfuqizimi i tyre dëshmon se Kushtetuta është mbrojtur dhe se ligjshmëria ka triumfuar.




