Gjatë javës së fundit, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 51 raste të reja në gjithë Kosovën, kryesisht lidhur me dhunën në familje (48 raste), një rast trafikimi me qenie njerëzore dhe dy raste sulmi seksual.
Gjatë periudhës janë dorëzuar 13 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje dhe një për ndërprerjen e tij.
Janë mbajtur 16 seanca gjyqësore dhe 4 në prokurori, janë dhënë 51 këshilla juridike, janë shqiptuar 6 aktgjykime dënuese, si dhe janë realizuar referime dhe përfaqësime në polici dhe Qendrat për Punë Sociale.




