Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 39 familje janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet në rajonin e Mitrovicës Jugore, përkatësisht në Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri.
Sipas njoftimit, Policia do të vazhdojë angazhimin me të gjitha kapacitetet në dispozicion, duke ofruar siguri dhe asistencë për shërbimet emergjente, me qëllim mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve gjatë këtyre situatave të jashtëzakonshme.




