Një aksident i rëndë ka ndodhur më 7 janar 2026 në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, ku është përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare që po kthehej nga Kosova pas pushimeve të fundvitit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën vogëlushi Teo Mendim Morina.
Lajmi është konfirmuar nga një familjar, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në aksident ishte përfshirë familja e Mandim Vllaznim Morinës. Detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.




