Arian Tahiri performoi fuqishëm në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke u renditur i dyti me mbi 71 mijë vota, pas Bedri Hamzës, kandidatit për kryeministër.
Tahiri falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se ky rezultat tregon rëndësinë e rinisë në proceset politike të vendit. Ai gjithashtu përsëriti përkushtimin e tij ndaj interesave shtetërore, duke deklaruar se për të “Kosova është mbi gjithçka”.




