Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, Shqipëri. Mjeti u gjet mëngjesin e së shtunës, ndërsa dyshohet se drejtuesi, J.K., 30 vjeç, është marrë nga rrjedha e ujit.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë së Shtetit, të cilat, së bashku me banorët, po kryejnë kërkime për gjetjen e tij. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.




