Akademik Arsim Bajrami ka reaguar lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë për pesë vjet. Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatë dhe personalitete ndërkombëtare, të cilët janë të befasuar nga kjo kohëzgjatje.
Bajrami përmendi emra si z. Hill, Jonathan (hartues i Rezolutës 1244), James Rubin dhe gjeneralin Clark, të cilët sipas tij, nuk e kuptojnë si mund të mbahet një president për një periudhë kaq të gjatë në paraburgim. Ai theksoi se këshilltarët e presidentit Trump e kanë quajtur Thaçin “peng” politik.




