Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, tha se përdorimi i raketës hipersonike “Oreshnik” nga Rusia në Ukrainë është përshkallëzim i qartë dhe paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në.
Ajo theksoi se Rusia nuk kërkon paqe dhe u bëri thirrje vendeve të BE-së të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe të rrisin sanksionet ndaj Moskës.




