Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj kritikave të ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke thënë se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese kur vendimet nuk i pëlqejnë shumicës politike janë rrezik serioz për demokracinë. Ai theksoi se Kushtetuesja ekziston për të vendosur kufij kushtetues, jo për të konfirmuar vullnetin politik.




