Të premten në Sllapuzhan të Suharekës, dy meshkuj kosovarë janë therur me thikë nga një person i dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Viktimat kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, ku gjendja e tyre raportohet stabile. Policia ka ndërmarrë hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.




