Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste me fatalitet në trafik, të cilat lidhen me persona që kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e lëndimeve nga aksidente të ndodhura në dy javët e fundit.
Sipas statistikave zyrtare, janë shënuar edhe 15 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale, ndërsa policia ka shqiptuar 2 mijë e 314 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje. Policia ka apeluar për respektim të rregullave të trafikut për të rritur sigurinë rrugore.





