Reperi i njohur Fero ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit në InstaStory, ku paralajmëron “zhurmë” të madhe në Tetovë. Mesazhi i tij ka nxitur spekulime mes fansave, të cilët e lidhin paralajmërimin me rivalitetet e vjetra në muzikë.
Referencat ndaj Tetovës, vendlindjes së reperit S4MM, dhe përdorimi i emrit “Sanije” si ironi, si dhe përmendja e tupanave, interpretohen nga ndjekësit si një rikthim i sfidave mes dyshes, e cila ka një histori të gjatë thumbash dhe diss-esh ndaj njëri-tjetrit.




