Masat e ftohta ajrore me origjinë polare kanë nisur të depërtojnë në Kosovë, duke shndërruar reshjet e shiut në borë pothuajse në të gjithë territorin.
Reshjet e borës priten sonte, me shtresa më të theksuara në zonat kodrinore-malore, ndërsa erërat veriore do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave nën zero, sidomos gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës.
Pas kësaj vale, reshjet do të ndalen për disa ditë, çka lehtëson situatën në zonat e prekura nga vërshimet, ndërsa acari më i fortë pritet të hënën dhe të martën, me rritje graduale të temperaturave nga mesi i javës.




