Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njoftoi se ekipet emergjente kanë intervenuar në segmentet rrugore që u bënë të vështira për shkak të reshjeve të shiut. Ai bëri të ditur se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, po monitoron situatën dhe ndërhyn aty ku ka nevojë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe qarkullimin normal.
Hyseni u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e situatës.




