Gjykata Themelore në Prizren ka sqaruar se mbajtja e të pandehurve pas seancës dëgjimore për rastin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) është bërë në përputhje me nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e ndalimit në pritje të vendimit të gjykatës.
Prokuroria kishte kërkuar paraburgim për disa të dyshuar kryesorë dhe masë paraqitjeje për 35 të tjerët. Arrestimet, që përfshijnë 39 persona, lidhen me keqpërdorime financiare në BKS me dëme mbi 1 milion euro.




