Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar nevojën për veprim të menjëhershëm pas përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare.
Ai kërkon vlerësim urgjent të dëmeve, mbështetje direkte për familjet e prekura dhe ndarje pa vonesë të fondeve emergjente.
Haradinaj shton se buxheti i 2026 duhet të reflektojë situatën dhe institucionet duhet të jenë në terren gjatë gjithë vitit, duke treguar solidaritet dhe përgjegjësi.




