Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës raportoi se vetëm më 10 janar 2026, sasia e reshjeve në disa zona ka kaluar 150 milimetra, duke tejkaluar mbi 100% të reshjeve mesatare mujore për janar (rreth 60 mm).
Ai paralajmëroi se kjo situatë e shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut po rrit rrezikun e vërshimeve në vend.




