Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka njoftuar se disa rrugë në komunë janë të bllokuara nga vërshimet, përfshirë Drenas–Guri i Plakës, Drenas–Kroi i Mbretit, Shtrubullovë–Korroticë e Ulët dhe Komorani 1–3.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të mos lëvizin pa arsye dhe të respektojnë shiritat e ndalimit. Ekipet emergjente, bashkë me Policinë dhe AME-në, janë në terren për të menaxhuar situatën.




