Kandidati i LDK-së, Shkëmb Manaj, nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend, por falënderoi 13,561 votuesit e tij. Ai tha se rezultati i dobët i partisë është pasojë e gabimeve politikedhe se secili zyrtar duhet të pranojë përgjegjësinë.
Manaj theksoi se LDK-ja ka forcë për t’u rikthyer përmes unitetit, reformave dhe orientimit politik të qartë, duke i shërbyer gjithmonë Kosovës dhe vlerave të saj.




