Në Maqedoni po përgatitet një ligj i ri që ndalon plotësisht pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura me karakter publik, duke përfshirë restorante, bare, kafene dhe kantina.
Ligji parashikon gjithashtu kufizime të rrepta për importin, shitjen, ekspozimin e cigareve dhe pajisjeve elektronike si vejp-et. Pirja e duhanit do të ndalohet edhe në automjete kur ka fëmijë, stacione autobusi dhe treni, tregje dhe hapësira të tjera publike.
Ndalimi përfshin të gjitha produktet e duhanit, duke përfshirë cigaret elektronike, ato aromatizuara dhe produktet me nikotinë, dhe ndalon reklamimin dhe ekspozimin vizual në pikëshitje.
Ligji ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të jo-duhanpirësve, ndërsa qytetarët dhe duhanpirësit shprehin mbështetje me kushte për hapësira të sigurta për duhanpirësit.
Statistikat tregojnë se çdo vit rreth 4.000 persona në Maqedoni humbin jetën për shkak të sëmundjeve të lidhura me duhanin.




