Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të përziera dimërore, përfshirë shi të ngrirë, shqotë dhe borë. Gjatë ditës, reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet që ato të shndërrohen gradualisht në borë.
Në orët e para të ditës dhe gjatë mëngjesit, reshjet mund të shoqërohen edhe me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në zonën e Rrafshit të Dukagjinit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 5 gradë Celsius.




