Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për Sami Mazrekun, Valon Berishën, Florent Sylejmanin dhe Ylli Çollakun, të dyshuar për përfshirje në keqpërdorime financiare dhe falsifikim dokumentesh në Byrojnë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Sipas vendimit, Mazreku dhe Berisha dyshohen për keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, ndërsa Sylejmani dhe Çollaku për keqpërdorim të besimit dhe falsifikim dokumentesh. Masa e paraburgimit llogaritet nga momenti i arrestimit më 8 janar 2026 dhe zgjat deri më 8 shkurt 2026.
Ndërkohë, për 35 të pandehurit e tjerë, gjykata ka caktuar masa më të lehta si paraqitje periodike në stacion policor dhe ndalim për t’u afruar në vendin ose personin e caktuar.




