Pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të shqyrtojë edhe një ankesë të mbetur. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të sekretariatit të PZAP-së, Tefik Mahmuti, ka bërë të ditur se ankesa e vetme ende e pashqyrtuar është ajo e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas Mahmutit, të gjitha ankesat e tjera tashmë janë trajtuar, ndërsa kjo e fundit pritet të shqyrtohet së shpejti nga paneli përkatës. Ai shtoi se ende është brenda afatit ligjor për pranimin e ankesave në PZAP.
Pas përmbylljes së këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.




