Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar fabrikën Comodita në Gjakovë, e cila ditë më parë u përfshi nga zjarri. Ai lavdëroi punën e punëtorëve, duke theksuar se edhe pas dëmeve të mëdha prodhimi po vazhdon dhe vendet e punës po ruhen.
“Produktet Comodita nga duart e arta të punëtorëve kanë fituar besimin e klientëve në mbarë botën. Shumë familje sigurojnë jetesën përmes kësaj fabrike dhe kompanive të tjera të Devolli Corporation. Sot u bindëm se prodhimi vazhdon dhe vendet e punës po ruhen. Faleminderit institucioneve që ndërhynë për të ndaluar zjarri,” shkroi Haradinaj.




