Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur që 39 të pandehurit në rastin e Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) të kthehen në qendrat e ndalimit pas përfundimit të seancës dëgjimore për masën e sigurisë. Gjykata thotë se veprimi është në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndërsa vendimi i plotë pritet të publikohet.
Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve kanë reaguar ashpër, duke thënë se ndalimi pas skadimit të afatit 48-orësh është i kundërligjshëm dhe shkel Kushtetutën. Ata kanë theksuar se në mesin e të ndaluarve ka edhe persona me gjendje të rënduar shëndetësore, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.




