Njësia rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Mitrovicë Jug ka sekuestruar dy armë pa leje gjatë një bastisjeje në shtëpinë e Ilaz Hysenit, 73 vjeç, në lagjen Kollonia.
Gjatë kontrollit në rrugën “Rifat Dedija” u konfiskuan një revolver Zoraki 9 mm, një pistoletë belge 7.65 mm, një karikator i zbrazët dhe 7 fishekë. Rasti është proceduar në Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë Jug dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Me udhëzim të Prokurorit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe më pas është liruar, ndërsa hetimet për veprën penale “Mbajtje e paautorizuar e armëve” vazhdojnë.




