Ura e ndërtuar në vitet 80-ta në fshatin Smallushë të Lipjanit është shembur si pasojë e reshjeve të fundit.
Banori Murat Krasniqi kishte vënë re çarje në urë një ditë më parë, por kishte menduar se ishte thjesht dëmtim i asfaltit.
Kryetari i komunës ka vizituar vendin dhe ka thënë se rindërtimi do të marrë kohë. Banorët nuk do të mbeten të bllokuar pasi kanë rrugë alternative për qarkullim.




