Në ditën e katërt të motit të keq, situata nga përmbytjet në Shqipëri mbetet e rëndë, me gjithsej 1.587 banesa dhe 13.211 hektarë tokë të përmbytura. Bilanci u bë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Emergjencave Civile, e cila u drejtua nga kryeministri Edi Rama.
Për menaxhimin e situatës dhe përkrahjen e qytetarëve të prekur, qeveria ka vënë në dispozicion 50 milionë euro, ndërsa Rama ka garantuar se banorët e dëmtuar do të dëmshpërblehen.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është vërejtur një përmirësim i lehtë i gjendjes në disa zona, ku ka nisur tërheqja graduale e ujit.




