Gjatë ndeshjes së Challenge Cup-it në volejboll mes Holte dhe Crvena Zvezda në Danimarkë, u shfaqën mesazhe dhe simbole me përmbajtje politike dhe nacionaliste, duke përfshirë hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, si dhe banerë me pretendime territoriale ndaj Kosovës.
Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shkel parimet e sportit dhe rregulloret që ndalojnë përdorimin e sportit si platformë për mesazhe politike.
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka dënuar veprimet dhe i është drejtuar zyrtarisht Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet dhe të merren masa përkatëse ndaj përgjegjësve.




