Stresi i tepërt mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe psikologjike. Simptomat që nuk duhen injoruar përfshijnë:
Rënia e flokëve – mund të shfaqet brenda 2–4 muajve.
Ankthi dhe luhatjet e humorit – rrit rrezikun e depresionit.
Dhimbjet e kokës dhe trupit – përfshin dhimbje muskulore, diare, ulçerë dhe artrit.
Mungesa e durimit dhe irritimi – njerëzit e stresuar janë më të acaruar.
Ndryshimet në peshë – shtim ose humbje të oreksit.
Probleme me gjumin – fle shumë ose pak; zgjidhje mund të jenë joga, meditimi dhe ushqimi i shëndetshëm.
Mbështetja nga familja dhe miqtë mund të ndihmojë në reduktimin e efektit të stresit dhe përmirësimin e mirëqenies.




