Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029 pritet të jetë interesante, pasi fitorja është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, ndërsa ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.
Në sfidën tjetër, Bashkimi përballet me Borën, duke shënuar mbylljen e pjesës së parë të kampionatit. Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.




