Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të takohet me presidentin kolumbian Gustavo Petro në Shtëpinë e Bardhë, gjatë javës së parë të shkurtit.
Trump ka theksuar se ndalimi i rrjedhës së kokainës dhe drogave të tjera drejt SHBA-së do të jetë temë kryesore e takimit, duke shtuar se më herët ka biseduar me Petrën edhe përmes telefonit.




