Reshjet që kanë nisur nga mbrëmja e së premtes shkaktuan vërshime në disa zona të Suharekës. Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, bëri thirrje për kujdes në qarkullim dhe njoftoi se rruga nga fshati Tërrnje drejt Nëpëbishtit është bllokuar.
Qytetarët janë udhëzuar të shmangin zonat e përmbytura.