Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar vërshime të mëdha në Komunën e Lipjanit, duke prekur kryesisht fshatrat Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime.
Si pasojë e forcës së ujit janë shkatërruar dy ura – në Smallushë dhe Gadime të Epërme – dhe janë dëmtuar dhjetëra ekonomi familjare.
Komuna ka aktivizuar Shtabin Emergjent, duke koordinuar operacionet me Policinë dhe Njësinë e Zjarrfikësve, ndërsa ekipet e emergjencës po ofrojnë ndihmë banorëve dhe monitorojnë zonat e rrezikuara.




